Site icon Telegrafi

Llamkos Kosova në bojkot

“Më 15 prill është dashur të na kryhen obligimet. Ne ishim në stadium për të stërvitur dhe për t’u sqaruar me drejtuesit e klubit, por askush prej tyre nuk ishte. Prandaj, vendosëm të mos stërvitim fare. Fjala është për dy pagat e fundit”, thonë lojtarët që deshën të mbesin anonim. Vushtrriasit këtë vit kanë marrë vetëm një pagë.

Ata presin që nesër të merren vesh me kryesinë. “Shpresojmë që të premten (nesër) të bisedojmë me ta dhe të na shlyhen obligimet. Jemi klubi i vetëm që luajmë pa premia dhe në fund as pagat nuk na kryhen me rregull. Nuk e meritojmë këtë duke u bazuar në atë se jemi pranë fitimit të titullit kampion, e po ashtu jemi në garë për ta fituar edhe Kupën”, shtojnë ata. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version