Skuadra nga Liga e Parë kaloi e para në epërsi përmes Atdhe Gashit, i cili në minutën e 28-të përfitoi nga një gabim trashanik i portierit Florent Zymberi, të cilit i rrëshqiti topi, për ta plasuar pa problem topin në rrjetë, raporton Express.
Në anën tjetër, Festim Krasniqi e qëlloi shtyllën në minutën e 22-të, kurse nga një rast e patën Zejnullahu për vushtrriasit dhe Milicaj për deçanasit.
Llamkosi ishte më i vendosur në pjesën e dytë, me ç’rast i barazoi shifrat qysh në minutën e 52-të, pas një goli të bukur të shënuar me kokë nga ana e Semir Zenelit.
Kurse, tifozët ‘Forca’ i qoi në trans zëvendësuesi Bashkim Shala, që e shënoi një super gol në minutën e 82-të, për t’ia siguruar skuadrës vushtrriase qëndrimin në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/