Skuadra vushtrriase i fitoi tri pikë me meritë, duke treguar se sivjet ka pamje tjetër, në krahasim me sezonin e kaluar.
Bardh e kaltrit ia dolën të shënojnë qysh në minutën e shtatë, kur Semir Zeneli pas një kundërsulmi nuk fali, 0:1.
I njëjti futbollist e qëlloi shtyllën në pjesën e dytë, kurse Fisnik Papuçi i vendësve ishte gjithashtu i pafat në pjesën e parë, kur e goditi shtyllën.
Ekipi bardh e kuq i barazoi shifrat me të filluar pjesa e dytë me anë të kapitenit Haxhi Zeka, që shënoi me kokë.
Mirëpo, skuadra e Ismet Munishit tregoi se për çka kishte udhëtuar në Pejë dhe Labinot Osmani u rrëzua në zonën e rreptësisë nga portieri Valmir Bytyqi në minutën e 73-të dhe vet sulmuesi vushtrrias e mori përgjegjësinë që ta ekzekutojë 11 metërshin, duke ia sjell tri pikë skuadrës mysafire. /Express/Telegrafi/
Tabela:
1. Llamkos Kosova 8 pikë
2. Trepça ’89 7 pikë
3. Ferizaj 7 pikë
4. Hysi 7 pikë
5. Drita 6 pikë
6. Prishtina 6 pikë
7. Fushë Kosova 5 pikë
8. Hajvalia 4 pikë
9. Trepça 4 pikë
10. Besa 4 pikë
11. Ferronikeli 4 pikë
12. Drenica 3 pikë