Site icon Telegrafi

Llamkos Kosova edhe matematikisht kampion

Vushtrriasit tashmë me këtë fitore realizuan ëndrrën e tyre, titullin e kampionit.

Të përzgjedhurit e Ismet Munishit në duel me Drenicën janë treguar skuadër më e mirë dhe në fund me meritë iu gazuan fitores.

Golat e fitores për vushtrriasit i shënuan, Zaberxha (47), Bashkim Shala (57) dhe Milt Rashica (79), ndërsa golin e vetëm për nikoqirët e realizoi Granit Arifaj (28).

Tifozët e vushtrrias ‘Forca’ festën e titullit e nisi nga ‘Bajram Aliu’ për të vazhduar në qytetin e Vushtrrisë, e cila pritet të zgjasë deri në orët e mëngjesit.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Drita e cila mundi Trepçën me rezultat 3-1, derisa pikët e plota i ka arkëtuar edhe Hajvalia dhe Feronikeli që në udhëtim mundi Ferizajn përkatësisht Fushë Kosovën. /KP/Telegraf/

Raiffeisen Superliga / xhiroja e 32-të

Rezultatet

Drenica-Llamk.Kosova 1-3
Fushë Kosova-Feronikeli 1-2
Ferizaj-Hajvalia 1-2
Besa-Trepça ’89 2-2
Drita-Trepça 3-1

Tabela:
1.Llamkos Kosova 61
2.Prishtina 54
3.Ferizaj 51
4. Trepça ’89 49
5.Drenica 45
6.Besa 45
7.Hajvalia 44
8.Drita 44
9.Feronikeli 41
10.Trepça 36
11.Fushë Kosova 29

Exit mobile version