Site icon Telegrafi

Llamkos Kosova e Hysi shënuan fitore në shtëpi

Vushtrriasit e zhbllokuan rezultatin në minutën e 53-të, me golin e shënuar nga Leart Emini, me gjuajtje me kokë pas harkimit të Zejnullahut. Shifrat i barazoi Egzon Gashi, në minutën e 79-të. Megjithatë, golin e fitores dhe gëzimin e madh për tifozët vushtrrias e siguroi Labinot Osmani, në minutën e 89-të.

Pejanët që nga minuta e 66-të luajtën me një lojtar më pak, pasi Shpëtim Zhara u ndëshkua me karton të kuq. Me këtë fitore Llamkos Kosova ka ruajtur epërsinë prej 3 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt Hysit. Ky i fundit po ashtu ka shënuar fitore para tifozëve të vet, në kryendeshjen e kësaj jave, duke e mposhtur skuadrën kampione në fuqi, Prishtinën, me rezultat 2:0. Golin e parë e shënoi Yll Prekopuca, në minutën e 5-të, kur devijoi topin e goditur nga Mentor Zhdrella, derisa rezultatin në 2:0 e vulosi Përparim Osmani, pas asistimit të Prekopucës.

Fitore në shtëpi regjistruan edhe Drita dhe Trepça, në përballjet kundër Feronikelit, përkatësisht Fushë Kosovës. Skuadra e Dritës regjistroi fitoren e dytë nën drejtimin e Arbnor Morinës, me golat e shënuar nga Betim Syla (21’) dhe Xhevdet Shabani (62’), derisa golin e vetëm për skuadrën nga Drenasi e realizoi Emir Rama (52’).

Ndërkaq, Trepça u tregua superiore ndaj Fushë Kosovës, duke e mposhtur me rezultat 3:0, me dy gola të Blerand Kurtishajt (33’ e 73’) dhe një gol të Veton Shabanit (21’). Ndërkohë, fitoren e vetme si mysafire e shënoi Ferizaj në duel me Hajvalinë, me rezultat 2:1. Golat për ferizajasit i shënuan Samir Sahiti (12’) dhe Astrit Fazliu (44’-pen), derisa golin e barazimit të përkohshëm për Hajvalinë e realizoi Dardan Jashari (autogol) në minutën e 26-të. /Tribuna/Telegrafi/

Rezultatet:

Hajvalia-Ferizaj 1:2
Drita-Feronikeli 2:1
Hysi-Prishtina 2:0
Trepça-Fushë Kosova 3:0
Llamkos Kosova-Besa 2:1
Drenica-Trepça ’89 1:1 

Exit mobile version