Llamkos Kosova e ka siguruar titullin e kampionit të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll një javë më parë, por tani është duke u përgatitur për festën e madhe.
Spekulimet se do të vijë apo jo Prishtina, nuk e brengosin skuadrën vushtrriase, e cila më shumë se te kundërshtari e ka mendjen te festa e madhe.
Sidoqoftë, të shtunën luhen tri takime (Hajvalia – Drenica, Ferronikeli – Drita dhe Trepça – Besa), ndërsa të dielën veç përballjes, Llamkos Kosova – Prishtina, takohen edhe Trepça ’89 – Ferizaj.
Të shtunën luhen të gjitha ndeshjet e Ligës së parë të Kosovës në futboll. /Sporti1/Telegrafi/
Java e fundit në Raiffeisen Superligën e Kosovës:
E shtunë
Hajvalia – Drenica
Feronikeli – Drita
Trepça – Besa
E diele
Trepça 89 – Ferizaj
Llamkos Kosova – Prishtina
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00.