Pas lëshimit të dy gjysmë rasteve nga vendasit, në aksionin e parë të rrezikshëm mysafirët shënojnë për një dush të ftohtë që tifozët vendas.Aksionin e rrjedhshëm të mysafirëve në minutën 25’ Qemajl Elshani e shndërroi në gol, me një gjuajtje me kokë.
“Ishim të mirë në pjesën e parë, por Kosova arriti që të rikthehet në pjesën e dytë dhe të fitojë, mund të them me meritë”, tha trajneri i Drenicës, Fadil Rama. Por mbi 2000 shikuesve në stadiumin e qytetit me të filluar pjesa e dytë iu kthye disponimi, pasi që shumë shpejt arriti barazimi.
Liridon Ahmeti nga largësia harkoi në zonë dhe në një tollovi pranë portës së Beqirit, topi i papenguar nga askush rrokulliset në portë (1:1). Pas pësimit të golit, mysafirët luajtën lojë plotësisht të mbyllur, derisa vendasit shpërthyen në një lojë të rrjedhshme dhe me raste të shumta.
Vetëm një prej tyre e realizuan për t’i ndalë pikët në shtëpi. Sërish ishte Ahmeti që qëlloi portën mysafire, me gjuajtje precize, duke befasuar portierin Beqiri (2:1). “Falë moralit të fortë ia dolëm të përmbysim rezultatin dhe fitojmë”, tha trajneri i Llamkos Kosovës, Ismet Munishi. /Zëri/Telegrafi/