Trajneri i Llamkos Kosovës, Ismet Munishi, të premten ka bërë të ditur se ekipi vushtrrias ka vazhduar bashkëpunimin me Bahri Kerën, Bashkim Shalën, Daut Maxhunin, Mehmet Gërxhaliun, Shemsi Osmanin. Fatlum Ramadanin, Faruk Statovcin, Alban Dragushën, Arbër Prekazin dhe Labinot Osmanin.
"Kam nderin të bëj të ditur se kemi vazhduar bashkëpunimin me pjesën dërrmuese të futbollistëve që luajtën për ne gjatë edicionit të shkuar", është shprehur Munishi, duke paralajmëruar marrëveshjen edhe me disa futbollistë tjerë, por edhe përforcime gjatë këtyre ditëve. /Koha/Telegrafi/