Site icon Telegrafi

Llamkos Kosova, befasia e vitit

Fituan me mjaft vështirësi duke ia mundësuar vetes të vazhdojnë me Superligën. Fituan edhe nga kjo ndeshje nuk u ndalën duke u bërë njëra ndër skuadrat më të forta në Superligë.

Ata edicionin e ri e nisin me ambicie të qarta për të fituar Superligën dhe kur ka përfunduar stinori vjeshtor, janë në rrugë shumë të mirë, pasi që përveç që u shpallën kampion vjeshtor, diferenca e pikëve ndaj të dytit, Ferizajt, është 9 sosh, ndërsa ndaj Prishtinës të cilën edhe e llogarit si rivalin më të madh është 10 pikë më shumë.

“Kam thënë se do ë bëhemi kampion. E kam pritur një rezistencë më të madhe, por po e shoh që nuk po kam konkurrencë, e kështu do të jetë edhe në pranverë”, ishin fjalët e trajnerit Ismet Munishi. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version