Site icon Telegrafi

Llamkos Kosova apo Ferizaj?

Në tribuna pritet atmosferë e madhe, por sa do të jetë i gatshëm ky Llamkos t’i thotë ‘stop’ rezultateve negative, mbetet të shihet. Semir Zeneli e di shumë mirë rëndësinë e takimit ndaj Ferizajt. Sulmuesi i vushtrriasve thotë që skuadra e tij s’ka alternativë tjetër përpos fitores.

“Nëse dëshirojmë ta fitojmë titullin kampion, duhet ta mposhtim Ferizaj nesër, zgjidhje tjetër nuk kemi. Jemi të përgatitur në të gjitha aspektet dhe jemi të gatshëm për këtë ndeshje shumë të rëndësishëm”, deklaroi Zeneli për gazetën Arena.

Çfarë mendoni ju lexues të nderuar, kush do ta fitojë sot këtë super-derbi? Na shkruani në hapësirën për komente… /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version