Telegrafi

Llamkos dështimi i radhës

Sipas burimeve brenda bordit të AKP-së, mëson se kompania që e bleu prodhuesin e llamarinës se zinkuar “Lamkos” kishte shkelur procedurat, pasi nuk kishte paguar 500 mijë euro pas parakualifikimit. “Ndërkohë, ky ka qenë kushti që me ligj kompania është dashur ta plotësojë e nuk e ka bërë”, thotë ky burim, për gazetën Express.

Ndërkohë, për këtë çështje bordi i AKP-së ka mbajtur mbledhje gjatë gjithë ditës se enjte, por nuk kanë pranuar të flasin se çka do të vendoset. Ylli Kaloshi, zyrtar për informim në AKP, ka thënë se bordi është në mbledhje për këtë çështje dhe se shpejti do të bëhet publik vendimi.

Ndërkaq, nëse dështon edhe kësaj here, Llamkosit i mbetet vetëm edhe një shans. Në të kundërtën tri dështime radhazi, me ligj e dërgojnë ndërmarrjen në likuidim.

Fabrika për përpunimin e llamarinës së zinkuar “Llamkos” nw Vushtrri ishte privatizuar në prill të vitit 2005 për 4.1 milionë euro. Në korrik të 2008-ës, blerësi, kompania bullgare “Kremikovtzi” ka falimentuar dhe iku duke lënë fabrikën në duart e punëtorëve. Tani, pasi ka kthyer në pronësi aksionet e ndërmarrjes, AKP-ja vendos se çka do të bëhet me të. Me ikjen e investitorit, gjithashtu, nuk u përmbush premtimi që të investohen 15 milionë euro dhe afër 500 punëtorë mbetën pa punë. /Telegrafi/