Site icon Telegrafi

Llamba që pandërprerë ndriçoi për 116 vjet, duke mbijetuar edhe dy luftërat botërore (Foto)

Në stacionin e zjarrfikësve të qytetit të Livermore, në Kaliforninë qendrore, një llambë bën dritë që 116 vjet. Ajo kaloi vitet e para të vëllezërve Wright, dy luftërat botërore, krizat ekonomike, ulje-ngritje të shumë shteteve.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, “Centennial Light” është ndezur për herë të parë në vitin 1901.

Ajo thuhet se ishte prodhuar në fabrikën “Shelby Electric Company” në shtetin amerikan të Ohajos, dhe në vitin 1972 u rendit zyrtarisht në Librin Guinness të Rekordeve si llambë që ndriçoi më gjatë ndonjëherë.

Që nga ajo kohë, ajo nuk ka punuar vetëm tri herë. Dy herë kur ishte zhvendosur në një dhomë tjetër dhe një herë kur u ndal rryma.

Këtu është një foto e llambës kur ishte jashtë “funksionit” për rreth katër orë më 20 maj të vitit 2013.

Ndërkaq thuhet se në vitin 2015, kjo llambë festoi një milion orë të punës. Në Centennialbulb.org ka edhe video live, përmes të cilës mund të ndiqni punën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version