Site icon Telegrafi

Llalla: Në dosjen e italianëve të përfshirë persona që duhet ta luftojnë krimin

Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka reaguar të martën në lidhje me hetimin ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, duke thënë se dosja e dërguar nga pala italiane përmban tregues seriozë.

“Në dosjen e ardhur nga Italia janë të përfshirë persona që kanë për detyrë luftën ndaj krimit”, ka thënë Llalla.

Llalla ka theksuar se, “prokuroria do ndjekë hapat e nevojshëm për Tahirin”, ndërsa ka shtuar se organi i akuzës do të ruajë edhe sekretin hetimor.

“Për këtë çështje prokurorët kanë mbështetjen time”, ka shtuar Llalla. /Telegrafi/

Exit mobile version