Llakun e flokëve me forcues të fuqishëm spërkateni nëpër lëkurën e përfshirë nga celuliti. Qëndroni qetë dhe prisni që të thahet plotësisht, ashtu që të ndieni se si po tendoset lëkura. Celuliti më pak do të duket, sepse shkëlqimi i llakut thyen dritën.
Dëshironi të vishni pantallona të shkurtra apo fund mini, mirëpo brengoseni për celulitin e këmbëve? Mendoni që kofshët akoma nuk janë të gatshme për t’u ekspozuar dhe patjetër duhet të prisni edhe disa javë derisa pak ta zvogëloni “koren e portokalltë”? Fatmirësisht, nuk keni nevojë të prisni, sepse mund t’i eliminoni përkohësisht me ndihmën e llakut për flokë, sprejit për vetënxirje dhe dushit të ftohtë, transmeton Telegrafi.
Me llakun e flokëve mund të forconi edhe lëkurën e lëshuar në parallërë.
Celuliti më së shumti dallohet në lëkurë të shndritshme. Sa më e errët të jetë lëkura, më pak dallohet. Prandaj janë të mirë kremrat dhe sprejet për errësim të lëkurës dhe për fshehjen e celulitit, mirëpo kini kujdes që nuanca të mos jetë tepër e errët, assesi më e errët se pjesa tjetër e trupit.
Meqenëse uji i ftohtë tendos lëkurën, së paku pesë minuta bëni dush në ujë të ftohtë (sa të mund të përballoni), posaçërisht pjesët e përfshira nga celuliti. /Telegrafi/