Telegrafi

Llakaj dekorohet me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit nga Këshilltari Juridik, Artur Metani, në shenjë vlerësimi e respekti të veçantë, Topi ia dorëzoi Llakës urdhrin e lartë dhe dekretin përkatës të dekorimit me motivacionin: “Për kontribut të shquar dhe nivel të lartë interpretativ në krijimin e shumë personazheve artistikë të realitetit shqiptar, të krijuara falë talentit dhe mjeshtërisë së spikatur të këtij autori”.

Pasi shprehu mirënjohjen e veçantë për vlerësimin e lartë të presidentit, si dhe duke falënderuar posaçërisht familjen, miqtë dhe kolegët për mbështetjen e vazhdueshme përgjatë gjithë karrierës artistike të tij, Llaka tha: “Ky titull vjen për mua në një moment të veçantë të karrierës sime artistike dhe besoj se do të jetë pjesë e atij angazhimi tim të ardhshëm, jo vetëm timin, por edhe të gjithë artistëve shqiptarë në rrugëtimin e përbashkët sa artistik, por edhe qytetar për të gjithë popullin tonë”. /Telegrafi/