Site icon Telegrafi

Lladrovci: Votoni Xhavit Halitin – Zekën e ilegales, UÇK-së, zyrës së NATO-s në Tiranë…

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë thirrje publike që qytetarët të mbështesin kandidaturën e Xhavit Halitit për deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Lladrovci ka vlerësuar kontributin e Halitit gjatë viteve, duke e përshkruar atë si një figurë të rëndësishme në historinë dhe politikën e Kosovës.

“Zeka i ilegales, UÇK-së, zyrës së NATO-s në Tiranë, diplomacisë së luftës, Parlamentit dhe aktivitetit jetësor atdhetar, meriton të vazhdojë aktivitetin në Parlamentin e Kosovës, për Kosovën ma mirë. Bedri Hamza kryeministër,” ka shkruar ai.

Thirrja e Lladrovcit vjen si pjesë e fushatës elektorale në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.

Xhavit Haliti 14!

#PDK131✅

#BedriHamza1✅

#MemliKrasniqi2✅

#XhavitHaliti14✅”

Exit mobile version