Site icon Telegrafi

Lladrovci u kërkon drejtorëve që kanë aktakuzë të largohen nga puna

Në një takim me drejtorët komunalë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar nga ata të cilët kanë të ngritur aktakuzë të largohen nga detyra si drejtor.

“Pas shkarkimit të katër zyrtarëve komunal me aktakuza të ngritura, sot, në takim me drejtorët e drejtorive komunale, kam kërkuar që secili që ka aktakuzë të ngritur, të largohet nga detyra”, ka thënë Lladrovci, transmeton Telegrafi.

“Dy drejtorët politik, Drejtori i Administratës së Përgjithshme Komunale, Xhemë Binaku dhe drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, janë me aktakuza dhe tashmë nuk janë më drejtor të drejtorive”, ka thënë kryetari Lladrovci, thuhet në njoftimin e Komunës. /Telegrafi/

Exit mobile version