Telegrafi

Lladrovci tregon se dy drenicakë që janë në pushtet e zhgënjyen shumë (Video)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke shpalosur përjetime të ndryshme të tij, në emisionin “Show Room me Gentën”, tregoi se edhe është zhgënjyer nga shokët e luftës.

Lladrovcin e kishin zhgënjyer dy drenicakë që tash janë në pushtet, për të cilët tha se i deshi shumë.

“Më kanë zhgënjyer bashkëluftëtarët e mi, shokët e mi. Janë disa nga ta, të cilit nuk po i përmendi me emra, por më kanë zhgënjyer bukur shumë e që i kam dashtë shumë. Nuk mund të them që nuk kanë qenë njerëz të fjalës dhe besës, por që kanë ndryshuar shumë kur e kanë pas pushtetin. Të dytë janë nga Drenica, njëri nga Drenasi, tjetri nga Skenderaj”, tregoi Lladrovci.

EMISIONI "SHOWROOM" Mysafir: Ramiz Lladrovci – 13.10.2018

EMISIONI "SHOWROOM" Mysafir: Ramiz Lladrovci – 13.10.2018

Publiée par RTV Dukagjini sur Samedi 13 octobre 2018