Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se është finalizuar shtatorja e komandantit, Adem Jashari.
Përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ai ka thënë se më 28 nëntor 2019 në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, do të bëhet edhe vendosja e shtatores.
“Sot, është finalizuar në argjilë, shtatorja e Komandantit legjendar, Adem Jashari.
Pas realizimit të shtatoreve në argjilë, shtatoret e Bacit Shaban, Hamzës dhe Komandantit legjendar Adem Jasharit, do të filloj procedura e bartjes në bronz.Më 28 Nëntor 2019, në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, do të vendosen edhe fizikisht në mesin tonë, për të ligjëruar për lirinë tonë, për kombin tonë – me lavdinë e vet të përjetshme. Lavdi Jasharajve legjendar”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/