Site icon Telegrafi

Lladrovci takon Pandeli Majkon, e njofton për zhvillimet në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim ish-kryeministrin e Shqipërisë, tani deputet i Parlamentit të Shqipërisë, Pandeli Majko.

Në këtë takim, kryetari Lladrovci ka falënderuar deputetin Majko për vizitën dhe ka thënë se ish-kryeministri Majko ka merita shumë të mëdha për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Falënderoj mikun tim të veçantë për këtë vizitë. Ishte dhe do të mbetet në kujtesën e gjithë shqiptarëve të Kosovës për meritat që i ka bërë sa ishte kryeministër i Shqipërisë”, ka thënë Lladrovci.

Lladrovci ka njoftuar deputetin Majko për resurset dhe mundësitë që ofron Komuna e Drenasit për zhvillimin ekonomik dhe i ka propozuar Majkos që bizneset nga Shqipëria të ofrohen për investim në këtë komunë. /Telegrafi/

Exit mobile version