Site icon Telegrafi

Lladrovci takon Limajn – i kërkon përkrahje në projekte kapitale

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim, zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj me disa bashkëpunëtorë.

Në këtë takim ai ka njoftuar Limajn për nevojat e komunës dhe i ka kërkuar përkrahje në projekte kapitale.

“Gjithashtu, në takim u bisedua edhe rreth qerasë së bizneseve në Parkun e Biznesit – Drenasi I”.

“Kryetari Lladrovci, para takimit së bashku me Zëvendëskryeministrin Limaj vizituan Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version