Site icon Telegrafi

Lladrovci pret zv-ministren Osmani në takim, zotohet se do të përkrah maksimalisht Lojërat Mesdhetare

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë ditës së djeshme (e hënë) priti në takim, zv. Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Daulina Osmanin, me të cilën diskutoi rreth Lojërave mesdhetare “Prishtina 2030″.

Përmes një njoftimi nga komuna e Drenasit thanë se do të ofrojnë përkrahjen maksimale për lojërat mesdhetare, transmeton Telegrafi.

“Komuna e Drenasit, do të ofrojë tërë përkrahjen për arritjen e objektivave lidhur me organizimin e Lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”, do të jemi aktiv dhe mikpritës të shkëlqyer sipas traditës, ashtu siç na ka hije, si komunë dhe si shtet”, tha Lladrovci.

Për ta nderuar zv-ministren ai ia ka dhuruar një medaljon të punuar nga antaret e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.

“Në shenjë nderimi, znj. Osmani ia dhurova medaljonin e punuar nga duart e arta të anëtareve të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave dhe vizituam Stadiumin e qytetit “Rexhep Rexhepi”, i cili tashmë është gati për gara ndërkombëtare”, shkruan ai. /Telegrafi/

Exit mobile version