Telegrafi

Lladrovci nis sezonën e korrje-shirjeve në Drenas, drejton vet kombajnën

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nisur sezonin e korrje-shirjeve në Gllobar tw Drenasit, duke drejtuar kombajnën.

Lladrovci përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se po kontribuon në korrjen e grurit.

“Sot, në grunajat e Ramadanëve të Baicës, në tokat e tyre në Gllobar, mora pjesë në korrjen e grurit si flori. Familjes Ramadani, por edhe të gjithë bujqve ju uroj të kenë të korra të mbara dhe me plotë bereqet”, shkruan Lladrovci.

Ai ka shtuar se, “Bujqësia në komunën tonë ka shënuar rezultate të mira, por mundemi së bashku më shumë dhe më mirë”. /Telegrafi/