Telegrafi

Lladrovci ngushëllon familjet e viktimave në Komoran dhe pezullon fushatën zgjedhore të mërkurën

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në dy aksidentet, që ndodhën mbrëmjen e sotme në Komoran.

Lladrovci, përmes një postimi në Facebook, po ashtu ka bërë të ditur se ka pezulluar të gjitha aktivitetet e fushatës zgjedhore për nesër për shkak të këtij rasti tragjik.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

“Me rastin e aksidentit të tmerrshëm që ndodhi sonte në Komoran, familjeve të të aksidentuarve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Për shkak të këtij rasti tragjik, për ditën e nesërme i pezulloj të gjitha aktivitetet e planifikuara sipas kalendarit të fushatës zgjedhore”, ka shkruar Lladrovci. /Telegrafi/