Telegrafi

Lladrovci në Prekaz: Përkulemi për sakrificën e pakrahasueshme të familjes Jashari

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci,bashkë me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Kryetari Lladrovci përmes një statusi në rrjetin social në Facebook është shprehur se përkulen me nderim të thellë për sakrificën e pakrahasueshme në histori të përbotshme të Jasharajve legjendar, për çlirimin e Kosovës.

“Në vijim të shënimit të Epopesë së UÇK-së, sot kemi bërë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta pranë vendit ku prehen Komandanti legjendar Adem Jashari dhe Jasharajt e pavdekshëm së bashku me Kryetarin Bekim Jasharin dhe përfaqësuesit e komunës së Drenasit dhe Skenderajt. Gjithmonë përkulemi me nderim të thellë për sakrificën e pakrahasueshme në histori të përbotshme të Jasharajve legjendar, për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Lladrvoci. /Telegrafi/