Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nga 16 janari do të jetë edhe në krye të Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal (AZHR).
“Sipas principit rotativ, nga 16 janari, do të jem në krye të bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Qendër që përfshin komunat Prishtinë, Besianë, Fushë Kosovë, Lipjan, Shtime, Kastriot, Graçanicë dhe Drenas. Kjo agjenci përfshin projektet me karakter ndërkomunal dhe rajonal, si fryt i bashkëpunimit të ARDA-s me autoritetet komunale, si dhe pjesëmarrësit kyç në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe programeve të zhvillimit ekonomik rajonal në Kosovë. Shpresoj për një angazhim të shtuar në këtë drejtim”, ka shkruar Lladrovci në profilin e vet në “Facebook”