Kandidati për Kryetar Drenasi, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, në një status të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se qytetarët e Drenasit ‘’dëshmuan edhe njëherë besimin e tyre ndaj PDK-së”.
Lladrovci poashtu në statusin e publikuar, ka falënderuar të gjithë qytetarët për kulturën politike që kanë treguar gjatë këtij procesi të jashtzakonshëm zgjedhor në Drenas.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
”Qytetarët e Drenasit, me votën e tyre, në këto zgjedhje të jashtëzakonshme dëshmuan sërish besimin e palëkundur në Partinë Demokratike të Kosovës. Festën, pa asnjë dyshim, do ta gëzojmë më 18 dhjetor.
I falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët për besimin dhe kulturën e lartë politike që treguan.
Ne jemi fituesit e këtyre zgjedhjeve. Bashkë kemi shumë punë për të bërë!”, ka përfunduar Lladrovci, njofton Klan Kosova.