Ramiz Lladrovci, kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se partia e tij do nuk do të vjedh vota pasi janë fuqi në Drenas.
“Asnjëherë nuk është vërtetuar nga KQZ që është votuar 110%. Pse duhet PDK të vjedh vota kur është fuqi në Drenas. Është fuqi, ka qenë dhe do të mbetet”, tha Lladrovci, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Neve po na bashkëngjiten struktura të partive të ndryshme dhe PDK do të dalë më e fortë se që ka qenë”.
Lladrovci mandej e ka komentuar edhe rastin e Naim Bazaj, i cili fillimisht ishte kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, por më pas u tërhoqë duke kaluar në PDK.
“Zoti Bazaj e ka ruajtur dhe po e ruan unitetin e PDK dhe është përkrah meje në fushatën parazgjedhore. I vogël dhe i madh janë në përkrahje të PDK-së në Drenas”.
Lladrovci ka thënë se ai do ta fitojë pushtetin në Drenas, madje jo vetëm për mandatin një vjeçar.
“Plani im është që ta bindi qytetarin që të dalë në votime. Në mandatin pesë vjeçar tonin do të investojmë 70 milionë euro”.
“Është shumë e madhe por e kam mbështetjen e kryetarit të partisë, Kadri Veselit”, tha Lladrovci, duke treguar se edhe në cilat fusha do të investojnë.
“Do të investojmë në infrastrukture, arsim, shëndetësi, bujqësi, kanalizim dhe do ta përgatisim parkun industrial.
82 hektarë tokë do të jenë gati për investime të huaja kapitale”, tha ai.
“Ministri Blerand Stavileci bashkë me Komisionin Evropian kanë një projekt në gjashtë komuna përfshirë edhe Drenasin, ku bën pjesë edhe ngrohja qendrore për qytetin tonë”.
Madje Lladrovci në këtë garë të jashtëzakonshme për zgjedhjet në Drenas, thotë se nuk ka asnjë kandidat serioz.
“PDK në Drenas dhe Drenicë është fuqi dhe gjithë qytetarët por edhe iniciativa si ajo e Izet Ibrahimit janë duke na përkrahur. Edhe struktura e Lëvizjes Vetëvendosje është anëtarësuar në PDK”.
Kandidati i PDK-së ka thënë se për atë nuk ka asnjë kandidat serioz në këto zgjedhje të jashtëzakonshme dhe se ai do të fitojë.