Site icon Telegrafi

Lladrovci: Kujdesi për Qendrën Zejtare në Drenas do të jetë ndër prioritetet e mia

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë ditës së sotme, ka vizituar Qendren Zejtare në Drenas, në takime konsultative, ka biseduar me pronarët e lokaleve të kësaj Qendre dhe zejtarët, lidhur me prokupimet e tyre, njofton zyra për media e PDK-së.

Ai u ka thënë zejtarëve se në prioritetet e tij si kryetar i Drenasit, do të jenë përmirësimi i kushteve të kësaj qendre dhe nevojat emergjente të saj.

“Çështjet e ngritura nga ju, do të jenë çështje me prioritet, ngase kjo qendër është bazë e ekzistencës së shumë familjeve dhe duhet të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët. Gjelbërimi, ujërat e zeza, parkingu, siguria, ndriçimi dhe nevojat emergjente që ka kjo qendër, do të jenë në agjendën time dhe ndër hapat e parë që do t’i ndërmarr”, u ka thënë Lladrovci punëtorëve të qendrës Zejtare në Drenas.

Kandidati i vetëm i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë ditës ka vizituar edhe disa lokacione tjera të kësaj komune, duke zhvilluar takime konsultative./Telegrafi/

 

Exit mobile version