Telegrafi

Lladrovci: Ka vdekur një qytetare e Komunës së Drenasit, e infektuar me COVID-19

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ka vdekur një qytetare nga Drenasi si pasojë e COVID-19.

Lladrovci ka thënë se kjo është viktima e parë në Drenas, si pasojë e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

“Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë. Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne. Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtares se dashur të familjes.Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit që përfundoi me fatalitet. Të prekurve nga virusi covid-19, ju uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lladrovci ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së.

“Mbani maskat, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, mbroni familjet tuaja dhe shëndetin publik”./Telegrafi/