Site icon Telegrafi

Lladrovci fton qytetarët të dalin të votojnë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, i cili edhe aktualisht udhëheq me këtë komunë, Ramiz Lladrovci ka ushtruar të drejtën e tij të votës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Lladrovci u ka bërë thirrje qytetarëve të Drenasit që të dalin dhe të votojnë.

“Unë votova, këtu, në vendlindjen time, në shkollën “Xhevë Lladrovci”, me pjesëtarët e ngushtë të familjes.

Pas fushatës së qetë që mund ta quaj shembullore, i ftoj qytetarët e komunës së Drenasit, të dalin të votojnë për kryetarin e Drenasit, ta votojnë kryetarin i cili do të punojë bashkë me qytetarët në qeverisjen e ardhshme. Faleminderit”, ka shkruar në Facebook, Lladrovci. /Telegrafi/

Exit mobile version