Sot një objekt me disa lokale dhe shtëpi banimi që i takonin Naim Gjoshit, nënkryetar i degës se Nismës Socialdemokrate në Drenas, është rrënuar me vendim të komunës.
Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci ka shprehur habi se si ai që kishte kryer ndërtime në pronë publike dhe pengon rrugën për qytetarët paska qenë funksionar opozitar.
I pari i Drenasit thotë se e ka ditur që punon në Kuvendin e Kosovës, por që është nënkryetar i partisë opozitare në Drenas nga mediat ka marrë vesh.
Më poshtë postimin e plotë të tij:
Megjithëse vonë, më duhet të shpreh dy opinione, një falënderim dhe një habi.
Falënderoj të gjithë asamblistët e Komunës së Drenasit, për debatin demokratik, trajtimin e denjë e të sinqertë të pikave të rendit të ditës, si dhe votimin që çojnë përpara çështjet e interesit të qytetarëve.
Habia ka të bëj me një veprim pas lirimit të pronës publike, të cilën, jam zotuar se për çdo ndërtim në pronën publike që dëmton interesin e qytetarëve, do të zbatohet ligji.
Habia vjen për faktin e panjohur për mua se ai që ka kryer ndërtime në pronë publike dhe pengon rrugën për qytetarët, paska qenë funksionar opozitar.
Unë e kam ditur se punon në Kuvendin e Kosovës por se është nënkryetar i partisë opozitare në Drenas, sonte nga mediat e mora vesh.