Pas betimit të dhënë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetar të komunës së Drenasit, kryetari Ramiz RLladrovci sot në një konferencë për media ka prezantuar qeverisjen komunale.
Nga emërimet e stafit politik, përkatësisht në dikasteret ekzekutive, pesë drejtori do të udhëhiqen nga femrat.
Kabineti i kryetarit Lladrovci do të jetë me këtë përbërje:
Arsim Haxhiu – Nënkryetar i Komunës
Gani Syla – Shef i Kabinetit të Kryetarit
Kimete Qorri – Drejtoresh e Administratës Komunale
Anita Avdullahu – Dvorani – Drejtoresh e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik
Betim Berisha – Drejtor për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit
Milaim Hajdari – Drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë
Aurora Berisha – Drejtoresh e Inspeksionit
Lumnije Krapi – Drejtoresh e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë
Ilir Shala – Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Hamdi Krasniqi – Drejtor për Buxhet e Financa
Flutura Avdiu – Drejtoresh për Kulturë, Rini e Sport.