Site icon Telegrafi

Lladrovci e quan të vonuar iniciativën për Tribunal për gjykimin e krimeve serbe

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për iniciativën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për themelimin e një Gjykate apo Tribunali për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë.

Duke e vlerësuar atë si iniciativë të qëlluar, Lladrovci thotë se do të duhej të bëhej më herët.

Ai thotë se kontributi dhe dëshmitë e Vasfije Krasniqi-Godman si dhe deklarimet në Kongresin Amerikan të ish-presidentes Jahjaga janë sinjale për krijimin e kësaj Gjykate.

“Iniciativa është shumë me vend, është dashtë të jetë edhe ma herët kjo iniciativë edhe dëgjimet ose deklaratat e zonjës Godman dhe ish-presidentes Jahjaga janë disa  nga veprimet tashmë që kanë filluar  për të bë një gjykatë për krimet e luftës, sidomos ato të dhunimeve që i kanë bë  aparatura serbe në Kosovë. Unë e kam vizituar edhe zonjën Kadire, e cila ka bë shumë në këtë aspekt, e kom falënderuar për gjithçka që po bën që kjo Gjykatë ose këto krime të dalin para drejtësisë”, tha Lladrovci, për Ekonomia Online

Exit mobile version