Më rastin e shënimit të 20 vjetorit të masakrës së Poklekut, ku ishin vrarë e djegur 54 anëtarë, fëmijë, gra e pleq të familjes Muqolli, Elshani dhe familje të tjera, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i kuvendit, Kadri Veseli, drejtorë të drejtorive komunale, familjarë e shumë qytetarë, kanë bërë homazhe pranë varrezave dhe kanë vënë buqeta me lule.
Pas homazheve të bëra, në Teatrin Kombëtar është mbajtur edhe Akademi Përkujtimore e cila është organizuar nën patronatin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Komunës së Drenasit.
Në akademinë përkujtimore, Ramiz Lladrovci tha se Drenica ishte cak i gjenocidit për disa herë me radhë dhe se drejtësia nuk guxon të harrojë t’i gjykojë ata të cilët kryen këtë gjenocid.
Lladrovci ka shtuar se Drenasi njihet për rezistencë, pasi që vetëm gjatë muajit prill të vitit 1998/99, kanë të rënë 74 dëshmorë e 411 martirë.
Në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, është bërë edhe një ekspozitë e kësaj masakre. /Telegrafi/