Site icon Telegrafi

LK: Shkëndija përballë Partizanit të Beogradit

Shorti i hedhur sot në zyrat qendrore të UEFA-së në Nyon të Zvicrës ka caktuar tetovarët të udhëtojnë në Beograd për ndeshjen e parë (12/13 korrik), ndërsa do të presin serbët një javë më vonë.

Ekipi tjetër shqiptar që do të ketë rastin të garojë në Ligën e Kampionëve është kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, që do të duhet të eliminojë ekipin APOEL të Qipros për t’u kualifikuar në rundin e dytë eliminator për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version