Manchester Unitedi ka fituar në finale të Ligës së Evropës me rezultat 0-2 ndaj Ajaxit.
Edhe pse holandezët mbajtën topin dhe gjuajtën më shumë drejtë portës kundërshtare, Djajtë e Kuq ishin konkret në ato shanse që kishin.
Golin e epërsisë në takim e shënoi Paul Pogba në minutën e 18-të, e gjitha kjo pasi gjuajta e tij prej jashtë zone u devijua.
Pas disa minutash rrezikoi edhe Antonio Valencia, por rrjeta e Andre Onanas nuk u tund dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1.
Djajtë e Kuq e filluan mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 48-të shënoi Henrikh Mkhitaryan pas një topi të kthyer nga Chris Smalling.
Ajaxi provoi në vazhdim, por Man Utd u vendos mirë në mbrojte dhe nuk lejoi që epërsia e tyre të ngushtohet.
Finalja e Stokholmit do të mbahet mend për shumë vite nga tifozët e Unitedit pasi fal saj ata në sezonin e ri do të jenë pjesëmarrës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/