Telegrafi

LK: Arsenali arrin pa problem në fazën e grupeve

Një penalti kontroverse e akorduar në minutën e 28-të dhe shndërruar në gol nga Eduardo, iu dha një goditje të fortë shpresave të mysafirëve për të një rezultat pozitiv, veçanërisht pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë në Glasgow.

Emmanuel Eboue dyfishoi rezultatin pas shtatë minutash lojë në pjesë të dytë, ndërsa vetëm disa çaste pasi u aktivizua si zëvendësues, rusi Andrei Arshavin trefishoi rezultatin për të ndezur publikun vendas (74’).

Massimo Donati shënoi një gol të bukur nderi për ekipin skocez në çastet e fundit të ndeshjes.