Site icon Telegrafi

Ljupço Kocevski zgjidhet kryeprokuror në Maqedoni

Kuvendi unanimisht me 62 vota “pro” zgjodhi Ljupço Kocevskin për prokurorin e ri publik të shtetit.

Po ashtu njëzëri, por me 63 vota “për”, Kuvendi e zgjodhi Igor Ivanovskin për anëtar të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve në kuadër të seancës së 140-të.

Në kuadër të seancës, deputetët kryesisht votuan njëzëri 15 zgjidhje të tjera ligjore, duke përfshirë disa për zgjedhjen e anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve të disa komisioneve parlamentare, kryetarëve dhe anëtarëve të disa bordeve për ndarjen e çmimeve shtetërore, për anëtarët e Këshillit të Shtetit për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve, për Këshillin Republikan për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor, si dhe për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë për Cilësinë në Arsimin e Lartë.

Pas votimit të këtyre pikave, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, njoftoi se deputetët do të njoftohen shtesë për vazhdimin e seancës.

Prokurori i mëparshëm i shtetit, Ljubomir Joveski, u emërua më 25 dhjetor 2017, ndërsa u pasua nga Marko Zvrlevski, i cili u shkarkua në gusht të po atij viti. Deri më tani, ushtrues detyre e prokurorit të Republikës në vend të Ljubomir Joveskit ishte prokurorja Sonja Simovska./Telegrafi/

Exit mobile version