Ljupço Janevski pas gati gjashtë vitesh që ishte në krye të Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit (APPT), dha dorëheqje nga pozita e drejtorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç thotë ai në një deklaratë për AIM-në, dorëheqjen e ka dorëzuar për arsye personale.
Në postimin e djeshëm në Facebook, në të cilin njofton për dorëheqjen e tij nga pozita e drejtorit në Agjenci, Janevski thotë se në pesë vitet e fundit që kur është në krye të Agjencisë, janë arritur rezultate historike.
“Rezultatet historike që kemi arritur në 5 vitet e fundit flasin për punën tonë. Ajo që gjeta 5 vjet më parë dhe numrat që lëmë sot në një tekst të mëvonshëm më të gjatë. Dua të falënderoj sektorin e turizmit, median, partnerët dhe organizatat ndërkombëtare për bashkëpunimin e tyre. Çfarë vendi do të ndërtojmë, në atë lloj vendi do të jetojmë. Maqedonia duhet të ecë përpara!”, shkruan Janevski në postimin në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/