Ish kryeministri Ljubço Georgievski ka shpëtuar nga hetimi i ri i PSP-së “Posta Bankare”, sepse në ndërkohë iu është vjetruar lënda, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokuroria Speciale Publike hapi një hetim të ri të koduar me emrin “Posta Bankare”. Është një hetim financiar, brenda të cilit tre nga nëntë të dyshuarit janë marrë para një gjyqtari të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkup 1.
Hetimi mbulon disa ngjarje të ndërlidhura për kryerjen e veprave penale, pastrimit të parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale dhe përfshin nëntë persona: Kolle Smilevski, Tome Glavçev, Ratko Dimitrovski, Vikica Popovski, Gjeorgi Karatolis, Kiril Janevski, Zoranço Mitrovski, Risto Millev dhe Zllatko Gjorçev.
Nga krimet e kryera gjatë periudhës 2001-2010, kanë pasur një përfitim të të ardhurave me vlerë prej rreth 5 milionë euro./Telegrafi/