Legjenda e Arsenalit, Freddie Ljungberg ka lënë klubin për t’u bashkuar Andries Jonker në Wolfsburg.
Ish-futbollisti 54-vjeçari i cili kaloi dy vjet si menaxher asistent me klubin e Bundesligës, para se të lëviz në veri të Londrës, zëvendëson Valerien Ismael.
Ky i fundit u shkarkua pas humbjes 2-1 kundër Werder Bremenit duke lënë bosh këtë vend te Wolfsburgi, transmeton Telegrafi.
Dhe ‘Ujqërit’ kanë konfirmuar se Ljungberg i është bashkuar atij në Gjermani.
Kujtojmë se suedezi kishte pasur 216 paraqitje në fanellën e skuadrës së drejtuar prej Arsene Wenger dhe ka shënuar 46 gola.
Me londinezët është shpallur tre herë kampion i Ligës Premier ndërsa ka fituar katër herë FA CUP. /Telegrafi/