Site icon Telegrafi

Ljuma dhe Daut nga “Honeyland” janë fitues të çmimit ASC për kinematografi më të mirë

Samir Ljuma dhe Fejmi Daut nga “Honeyland” janë fitues të çmimit për kinematografi më të mirë për filmin dokumentar në ndarjen e çmimit të 34-të të ASC (The American Society of Cinematographers)

Çmimin e kinematografisë ua dhuroi regjisori Tod Philips, i cili tha se kjo “është koha e artë për filmin dokumentar”.

“Është shumë e çuditshme, të jesh pjesë e këtij feste. Kjo është hera e parë, që dikush nga Maqedonia të jetë pjesë e ceremonisë e ndarjes së çmimeve më të vlefshme”, tha Daut.

“Ne jemi shumë të befasuar, dolëm me çmim nga këtu. Çka do që të them, do të tingëllojë çuditshëm me anglishten tonë, sepse nuk mund të shpreh emocionet e mia dhe falënderoi organizatorët, për hapjen e dyerve të kinematografisë dokumentare”, tha Ljuma./Telegrafi/

Exit mobile version