Ish-ministri i mbrojtjes, Ljuben Paunovski, fitoi rastin kundër Maqedonisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, konfirmoi Danica Jonova, shtues detyre e Drejtorit të Byrosë për Avokim për “Telma”. Për këtë, do të marrë 2.100 euro dëmshpërblim dhe 800 euro për të mbuluar shpenzimet nga shteti.
Në prill 2007 ai u dënua me tre vjet e gjysmë burg. Ai u akuzua për përvetësimin të mbi një milion e gjysmë eurove në vitin 2001. U dënua për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, gjatë konfliktit të vitit 2001, gjoja nga dy marrëveshjet e bëra me të afërmit e familjes së tij, dhe se shteti i Maqedonisë është dëmtuar për tre milionë marka gjermane. Para dhjetë vjetëve ai kërkoi që të përsëritet procedura.
Në Strasburg, ata vlerësuan se në rastin e tij ka pasur shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë brenda një kohe të arsyeshme. Lëshime ka pasur në prezumimin e pafajësisë, mungesa e kohës për të vepruar në mbrojtje dhe papranueshmëri në dëshmi./Telegrafi/