Kryetari i “Të bashkuar për Maqedoninë”, Ljube Boshkovski dje i ka bërë një vizitë qytetit të Manastirit së bashku me udhëheqësinë më të ngushtë partiake, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Manastiri është komuna e parë të cilën e viziton Boshkovski pas vuajtjes së dënimit me burg për rastin “Mitmarrja”
Boshkovski ka dhënë një deklaratë të shkurtër për RevolucionerMk, duke thënë:
“Kjo është vizita ime e parë të një komiteti të “Të bashkuar për Maqedoninë”, Manastirin si qytet i konsujve e përzgjodhëm të parin. Vizitat nëpër Maqedoni do të vazhdojnë në periudhën që vjen.”/Telegrafi/