Fatime Fetai dhe Prokuroria Speciale publike dje filluan lëndën ”Tortura” ku flitet për dhunën e njësisitit special Alfa nën urdhërat e Sasho Mijalkov, ndaj ish ministrit të Punëve të Brendshme Ljube Boshkovski, njofton Telegrafi.
”Gjatë burgosjes së Ljube Boshkovskit për aferën ”Rover” për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore, policia ka maltretuar ish ministrin dhe shoferin e tij” thanë nga PSP-ja.
Një ditë pas burgosjes së Ljube Boshkovskit, ai dhe advokati i tij kanë nënshkruar dokument ku thuhet se nuk është ushtruar dhunë policore./Telegrafi/