Telegrafi

Ljube Boshkoski lirohet nesër?

Shpekulohet se ish-ministri i punëve të brendshme, Ljube Boshkoski, nesër mund të del nga burgu, nëntëdhjetë ditë para përfundimit të dënimit të tij, transmeton Telegrafi.

Këtë të drejtë diskrete e ka drejtori i burgut të Idrizovës, Zhivko Pejkovski, edhe atë me ligj, ndërkaq aktgjymi ndaj tij thotë se Boshkoskit i mbaron më 6 qershor dënimi për financim të paligjshëm të kampanjës zgjedhore.

Konstantin Kratovaliev, avokat mbrojtës i Boshkoskit, që është kryetar i partisë Të Bashkuar për Maqedoninë, për portalin ‘Faktor’ ka deklaruar se kushtet për lirimin e tij janë të plotësuara dhe se klineti i tij duhet të lirohet më 8 mars./Telegrafi/