Kryetari i partisë OBRM-Popullore, Ljubço Georgievski, para fillimit të takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Qeveri, deklaroi se nuk e ka parë propozimin francez, edhe pse thuhej se do të publikohej sot në mëngjes, por ai ende komentoi propozimin e mëparshëm francez, megjithëse, siç tha ai, në bazë mbetet i njëjtë.
Sipas Georgievskit, propozim ka pasur gjëra pozitive dhe nuk është dashur të refuzohet në tërsi.
“Ajo që është e rëndësishme është se në propozimin francez, gjuha maqedonase definitivisht vendoset pa problem në rrjedhën e mëtutjeshme të marrëdhënieve me BE-në. Ajo që është edhe më e rëndësishme dhe në të cilën vihet shumë pak theks në Maqedoni, është se me pranimin e propozimit francez në Kuvendin bullgar, fakti është se ata hoqën dorë nga qëndrimi i tyre i parafundit ose i fundit që u miratua para vetos për hyrjen e Maqedonisë në BE.
Ju kujtohet se ishin dy qëndrime që ishin të papranueshme, se gjuha maqedonase deri në vitin 1945 ishte bullgare dhe se populli maqedonas ishte bullgar deri në vitin 1945 dhe ajo që ishte edhe më e vështirë për ne, sipas qëndrimit të tyre, Maqedonia duhej ta pranonte këtë. Kjo tani është larguar dhe prandaj mendoj se nuk duhet të vlerësojmë vetëm elementet negative që mendojmë se janë negative në propozimin francez, por të vlerësojmë atë që është pozitive”, tha Georgievski.
OBRM-Popullore, tha ai, ishte një nga partitë e pakta që tha se propozimi francez ka shumë gjëra pozitive dhe se ai nuk duhet refuzuar në përgjithësi./Telegrafi/