Ish-kryeministri i Maqedonisë Ljubço Georgievski dhe kryetari i tanishëm i OBRM-Popullore nuk do të merr pjesë në zgjedhje me ish-partinë e tij, OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
OBRM-Popullore do t’i bashkangjitet bllokut të tretë politik të partive të djathta, pra do të del në zgjedhje së bashku me FRODEM, Lidhjen Demokratike dhe Të bashkuar për Maqedoni.
Pavle Trajanov do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore 1, Jove Kekenovski do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore 2 kurs Ljubço Georgievski do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore numër 3, kurse Ljube Boshkoski do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore numër 5.
OBRM-Popullore mundet që të merr edhe njësinë zgjedhore 4, ku bartës liste do të jetë Nikolla Tasevi./Telegrafi/