Adem Ljajic do të ballafaqohet me Romën, ekipi nga erdhi si huazim te Interi.
Sulmuesi Nerazzur është në huazim nga Roma te Interi dhe ai është pyetur para duelit në Olimpico që zhvillohet këtë fundjavë.
“A pres që Roma-Inter të jetë vendimtare për Ligën e Kampionëve? Para fillimit të sezonit nuk kam thënë këtë, sepse Roma kam menduar se do të luftojë për titull”.
“Por, ja ku jemi, do të jetë ndeshje me rëndësi të madhe, sidomos për ne që jemi pesë pikë prapa. Ne duhet të provojmë të fitojmë dhe të arrijmë vendin e tretë”.
“A kam inat? Jo nuk kam inat me Romën, kam kaluar dy vite të mrekullueshme me shumë miq. Atje është si një familje për mua”, tha Ljajic. /Telegrafi/